Emri/ Digjet makina e funksionares së bashkisë së Vlorës, detajet e para
VLORË-Digjet makina e Drejtoreshës së Tatimeve dhe Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shikos. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 22:15, në një garazh në zonën e ‘Plazhit të Vjetër’, te lagja ‘1 Maj’.
Replikë sjell pamjet nga mjeti tip ‘Volkswagen’ me targa AA444SV, i dëmtuar plotësisht nga zjarrvënia e qëllimshme në mjetin.
Mësohet se makina është në pronësi të babait të drejtoreshës së Tatimeve, Muhamet Çota, por përdorej nga vajza e tij.
Vlorë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.