Digjet kamioni në aksin Qafë Thanë – Pogradec, bllokohet qarkullimi


Një kamion është përfshirë nga flakët këtë pasdite në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec.

Nuk dihet nëse kanë qenë temperaturat e larta, defekt në mjet apo arsye të tjera që shkaktuan zjarrin në kamion.
Raportohet se shoferi është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që aktualisht është bllokuar rruga në drejtim të Prrenjasit, duke krijuar trafik automjetesh.