Digjet automjeti i kryetarit të kuvendit komunal të Leposaviqit, dyshimet e policisë së Kosovës
Kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Gorski Buriç, i është djegur vetura, sipas policisë së Kosovës.
“Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq.”
Në afërsi të veturës, te motori është gjetur një shishe plastike dhe një leckë e cila dyshohet benzinë.
“Lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të t ‘cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin profesional dhe zbardhjen e rasteve të tilla të qëllimshme dhe vazhdon me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, si dhe sjelljen e kryesve të këtyre veprave kriminale para organeve të drejtësisë”- thotë policia e Kosovës.