Digjen të tjera makina në veri të Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së premtes janë djegur tri vetura me targa RKS – Republika e Kosovës – të cilat u përkasin banorëve të nacionalitetit serb në veri.
Sipas Policisë, një veturë është djegur në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.Dy vetura tjera me targa RKS, në pronësi të serbëve lokalë janë djegur edhe më 30 mars.
“Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, është thënë në komunikatën e Policisë.
Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, por edhe për shkak të arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, serbët lokalë patën ngritur barrikada. Më pas, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për targat.