Digjen dy automjete gjatë natës në qytetin e Durrësit/ Dyshohet e qëllimshme

Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Mjetet janë djegur tek ish-Uzina e Radios dhe Televizorëve. Njëri nga automjetet Fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.

Zjarri ka nisur te makina e Alushit dhe më pas flakët kanë përfshirë dhe makinën tjetër. Policia po kqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.

LAJMI NË PËRDITËSIM…