Diell dhe vranësira/Parashikimi i motit, 26 Qershor 2023

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave  ku në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin.  Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë