Diell dhe temperatura deri në 40 gradë, parashikimi i motit për sot

 Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të cilat vijnë nga veriu i Afrikës duke sjellë mot të  kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit,  më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarqet Berat, Elbasan.
Po ashtu, pritet shtim i lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.