Diell dhe rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Moti i kthjellët dhe temperatura në rritje do ta shoqërojnë këtë të diel.

Moti i kthjellët do të jetë në të gjithë vendin, me përjashtim të zonave malore, të cilat pritet të kenë vranësira.

Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar minimalisht -1°C, ndërsa gjatë ditës pritet të shënojnë deri në 18°C. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 40 km/h, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.