Dibra dhe Lezha ndajnë mandatet, Agron Malaj më i votuari, Gjin Gjoni kryeson për PD në Lezhë
Në qarkun Dibër, pas numërimit të 193 nga 222 kuti votimi, Partia Socialiste ka siguruar 3 mandate, ndërsa PD-ASHM ka marrë 2 vende në Kuvend.
Deputetët e PS-së do të jenë Blendi Klosi dhe Alma Selmani nga lista e mbyllur, ndërsa Agron Malaj ka siguruar mandatin e tretë me 12,492 vota preferenciale, duke lënë jashtë Murat Danin (6,896), Danjel Gjura (5,798), Dritan Selishtën (1,274) dhe Valentina Halitin (306).
Nga Partia Demokratike, Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, të dy nga lista e mbyllur, do të jenë përfaqësuesit e Dibrës në Parlament, ndërsa kandidatët e listës së hapur si Përparim Spahiu (5,346), Xhemal Gjunkshi (4,586), Basir Çollaku (4,559), Alketa Agolli (1,190) dhe Ismail Uka (907) nuk kanë arritur të sigurojnë mandate.
Ndërkohë, në Lezhë janë numëruar 109 nga 245 kuti votimi dhe PD-ASHM ka siguruar 4 mandate, ndërsa PS 3. Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti nga lista e mbyllur e PD-së kanë siguruar vendet e para, ndërsa për dy vendet e tjera udhëheqin Gjin Gjoni me 4,318 vota dhe Aleksandër Lala me 2,817.
Nga radhët e socialistëve, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj kanë siguruar mandate, ndërsa Pranvera Skana kryeson listën e hapur me 3,768 vota, e ndjekur nga Aurora Gjeloshi me 3,296.