Dibër, u rrëzua nga skela ku po punonte, plagoset 38 vjeçari! Niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë

DIBËR- Një 38 vjeçar është plagosur ditën e sotme pasi u rrëzua aksidentalisht nga skela e një banese ku po punonte.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe i plagosur ka mbetur 38 vjeçari i identifikuar si Y.Sh.

Për rrjedhojë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.