Dibër/ Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare mes rrugës, arrestohet 30-vjeçari
- 10 February, 2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lunar të Dibrës, ku një 30-vjeçar ka tentuar të merrte me forcë një shtetase të mitur 15-vjeçare.
Pas marrjes së njoftimit nga qytetarët, shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. L., banues në këtë fshat, i cili dyshohet se ka kryer këtë akt të turpshëm në rrugë.
Materialet procedurale për të dyja ngjarjet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ