Dibër/ Shkoi për piknik me shokët, por ra nga shkëmbi, i riu niset me urgjencë drejt spitalit

Një 19-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga një shkëmb.

19-vjeçari i identifikuar me inicialet K.B., kishte shkuar për piknik së bashku me tre shokët e tij të identifikuar me inicialet A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që i riu së bashku shokët e tij kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, 19-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.