Dibër/ Korrupsion në zgjedhje, policia referon materialet në SPAK për dy persona (Emrat)

Në lidhje me një rast për Maqellarë ku dy persona tentuan të korruptonin për zgjedhje, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka referuar materialet procedurale pranë SPAK për shtetasit Hasan Malecka 54 vjeç dhe Fiqiri Pali 57 vjeç.

Në vijim të hetimeve të kryera lidhur me ngjarjen e datës 09.05.2025, në Maqellarë, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në ngarkim të shtetasve H.M., 54 vjeç; F.P., 57 vjeç”, njofton policia.