Dibër/ Gjendet i pajetë në rrugë një 60-vjeçar, policia: Dyshohet se është …

Një shtetas 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, në Dibër.

Dyshohet se shtetasi me inicialet F.L., është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftmi i plotë:

“Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.