Dibër/ Dhunë, kundërshtim policie dhe kalim të paligjshëm kufiri, arrestohet tre persona
Policia e Dibrës ka ekzekutuar disa operacione gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në pranga tre shtetas për akuza të ndryshme:
•Dhuna në familje: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin E.M., 35 vjeç, banues në Bulqizë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
•Kalimi i paligjshëm i kufirit: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për shtetasin T.S., 38 vjeç, banues në Klos. Ai është ndaluar në Pikën Kufitare të Rinasit dhe është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
•Kundërshtim i punonjësve të policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër kanë referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit H.M., 44 vjeç, banues në Peshkopi. Ai akuzohet për kundërshtimin e punonjësve të policisë gjatë përpjekjes për ta shoqëruar në Komisariat.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.