Dibër/ Arrestohet një person për lojëra të fatit të paligjshme, sekuestrohen makinetat dhe para

Policia e Dibrës ka goditur një rast tjetër të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet për Hetimin e Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, është zbuluar një lokal ku ushtrohej ky aktivitet i ndaluar.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 61 vjeç, banues në Peshkopi, i cili akuzohet për “Organizimin e lotarive të palejuara”. Gjithashtu, janë referuar materiale shtesë për shtetasin Q. T., pronarin e lokalit, i cili është arrestuar më parë për të njëjtën çështje.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi dhe sekuestroi 8 makineri që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe një shumë parash që lidhej me këtë veprimtari të paligjshme.