Një 35-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Dibër, pasi ka goditur me grushte një punonjës policie për shkak të detyrës.
Sipas informacioneve zyrtare, E. Ç., banues në Peshkopi, ka sulmuar fizikisht policin J. O., pasi ky i fundit i kishte vendosur një masë administrative për parkim të gabuar.
Policia e Dibrës ka ndërhyrë menjëherë duke e arrestuar në flagrancë agresorin, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ