Diaspora voton masivisht PS-në! PD dominon vetëm në një qark, Berati i beson 75.7% socialistëve

Për herë të parë në histori, Diaspora shqiptare mori pjesë në zgjedhjet parlamentare. Një fakt që solli jo pak ndryshime në renditjen finale të kandidatëve, por edhe subjekteve politike.

Mbi 197 mijë persona dërguan votën e tyre me postë dhe sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht Partinë Socialiste.

Në 12 qarqe të vendit, demokratët kanë fituar vetëm në një qark, atë të Kukësit ku kanë marrë gati 62% të votave dhe PS-ja 27% të votave. Ndërkohë në 10 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Berat me 75.7% të votave.

Në qarkun e Shkodrës PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave.

Ndërkaq në Tiranë ky proces vazhdon, me votat e Diasporës që do të përcaktojnë edhe emrat e listën përfundimtare për Kuvendin e Shqipërisë.