Diaspora votoi masivisht për PS-në më 11 maj, rezultati më i thellë në Gjirokastër me 76.1%

Diaspora shqiptare mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke dërguar mbi 197 mijë vota me postë nga vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), rezulton se Partia Socialiste ka marrë shumicën dërrmuese të votave të diasporës në 11 nga 12 qarqet e vendit.

Sipas rezultateve, Partia Demokratike ka fituar vetëm në qarkun e Kukësit me 61.91% të votave, ndërsa socialistët kanë dominuar në pjesën tjetër të vendit, me rezultatin më të thellë në Gjirokastër ku kanë marrë 76.18% të votave.

Në qarkun e Shkodrës, PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave, duke ndikuar në përqindjet totale.

Rezultatet e detajuara për qarqet janë:

  • Berat: PD 11.12%, PS 75.8%
  • Dibër: PD 29.80%, PS 60.58%
  • Durrës: PD 25.68%, PS 62.04%
  • Elbasan: PD 16.94%, PS 67.61%
  • Fier: PD 12.54%, PS 73.22%
  • Gjirokastër: PD 13.16%, PS 76.18%
  • Korçë: PD 20.51%, PS 75.23%
  • Kukës: PD 61.91%, PS 26.99%
  • Lezhë: PD 34.13%, PS 49.19%
  • Shkodër: PD 42.27%, PS 40.01%, PSD 6.96%
  • Tiranë: PD 30.39%, PS 50.91%
  • Vlorë: PD 12.5%, PS 70%