Dhunohet barbarisht punonjësi i kompanisë së ruajtjes fizike në Vlorë, autori … (EMRI)

Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur në Vlorë, ku një punonjës i një kompanie së  sigurimit fizik është dhunuar barbarisht gjatë orarit të punës.

Sipas informacioneve, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshje mes 36-vjeçarit dhe nje shtetasi që punon shofer i një drejtuesi institucioni në Vlorë, i cili refuzoi të lëvizte makinën, edhe pse punonjësi kërkoi këtë.

Pas përplasjes, shoferi është larguar, por është kthyer më vonë me dy djemtë dhe shokët e tyre. Ata e kanë goditur punonjësin me mjete të forta në kokë dhe trup.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë ndërkohë persona që dhunuan 36-vjecarin janë në gjendje të lirë.

Për këtë ngjarja është shoqëruar vetëm shtetasi Selman Luzi. Pasi është mbajtur disa orë në komisariatin e Policisë është lënë në gjëndje të lirë. Ndërkaq 4 persona e tjerë janë larguar.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës prej tre ditësh.