Dhunuan një shtetas me sende të forta, arrestohen 4 persona në Durrës! Në banesën e njërit prej tyre u gjet…

Policia e Durrësit ka arrestuar katër persona të shpallur në kërkim, të akuzuar për dhunimin e rëndë të një shtetasi me sende të forta.

Në pranga kanë rënë:
• Besim Kërtusha, 32 vjeç
• Dalip Kërtusha, 60 vjeç
• Ardit Gjoka, 32 vjeç
• Qani Sulo, 28 vjeç

Të arrestuarit dyshohet se më 26 tetor 2024, në lagjen nr. 15 të Durrësit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë sulmuar fizikisht shtetasin F. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Gjatë kontrollit në banesën e Qani Sulos, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila tashmë është marrë në cilësinë e provës materiale.

Katër të arrestuarit do të përballen me akuzat për “Plagosje të rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.