Dhunuan një person në garazhin e një pallati dhe i vodhën automjetin, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër, Bledar dhe Endri Hysaj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi një ditë më parë dhunuan  një 41-vjeçar dhe më pas i vodhën makinën në zonën e Yzberishtit.

Sipas policisë, për motive të dobëta kanë dhunuar shtetasin me iniciale I. Zh., 41 vjeç, në garazhin e një pallati në Yzberisht dhe më pas i kanë marrë automjetin,

Blutë njoftojnë se automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Motivi”.

E dhunuan për motive të dobëta dhe më pas i morën automjetin, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.

Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.