Dhunuan një 18-vjeçar me sende të forta në Korçë, policia në kërkim të 5 autorëve

Pesë persona janë shpallur në kërkim nga polica në Korçë, pasi kanë dhunuar një 18-vjeçar. Bëhet me dije se ata e kanë dhunuar 18-vjeçarin me mjete të forta dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë ende nuk dihet se si ka nisur konflikti ndërkohë 18 vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës. Policia po punon gjithashtu për zbardhjen e ngjarjes si dhe vënien përpara përgjegjësisë autorët.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri. Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.