Dhunuan modelen Klea Prenga, Prokuroria jep verdiktin final për motrat Mariela dhe Antonela Berisha
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Mariela dhe Antonela Berishën.
Organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Marinelën dhe 3 vite shërbim prove për antonela berishën.
Motrat Berisha dhunuan disa muaj më parë modelen Klea Prenga. Ato u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, më 16 dhjetor të 2024, ku shkak ishte lidhja e kësaj të fundit me ish-partnerin e Marielës.
Ndaj Mariela Berishës, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Ndërsa, motra e saj Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin, Mir Pepa.