Një 22 vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje e rëndë me dashje.
Së bashku me të vëllanë kanë goditur me sende të forta një person në gusht të vitit 2023 duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Ndaj tij, gjykata e Durrësit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”.
NJOFTIMI I POLICISE:
Plagosi me sende të forta, në bashkëpunim me vëllain, një shtetas duke i shkaktuar plagë të rënda, policia lokalizon, kap dhe vë në pranga një prej vëllezërve të shpallur në kërkim. Kapja e 22-vjeçarit u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, të zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet Operacionale të DVP Durrës.
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga një prej vëllezërve të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, konkretisht shtetasi D. M., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin M. M., më datë 13.08.2023, ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M.M, i shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.