Dhunuan Klea Prengën, policia sekuestron dy automjetet e motrave Berisha
Detaje të reja zbulohen nga hetimi i ngjarjes ku Klea Prenga u dhunua nga motrat Berisha, Antonela dhe Mariela. Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa.
Sipas TIMS, motrat Berisha nuk janë larguar jashtë vendit.Gjithashtu mësohet se Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dy motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.
Klea Prenga u dhunua pak ditë më parë në një lokal. Ajo u sulmua nga motrat Berisha, ndërsa në fotot e publikuara nga blogerja, shihen qartë goditjet në fytyrën e saj më mjete të forta dhe prerëse.