Dhunuan Klea Prengën duke i shkaktuar plagë të përjetshme, dorëzohen në polici motrat Berisha
Janë vetëdorëzuar në Polici dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha të cilat ishin shpallur në kërkim pasi dhunuan blogeren Klea Prenga.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të muajit Gusht në një restorant te “Kodra e Diellit”. Dy motrat u afruan te tavolina ku ndodhej 24 vjeçarja dhe njëra prej tyre i gjuajti me gotë qelqi në fytyrë. Menjëherë ndërhyri stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë. Pas sherrit dy motrat u larguan të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete.
Blogerja 24-vjeçare në reagimin publik që bëri pas ngjarjes ku tregoi edhe dëmtimet e shkaktuara, tha se donin t’i shkatërronin fytyrën dhe imazhin e saj, ndërsa motrat Berisha i kanë dërguar edhe mesazh kërcënues pasi e kanë sulmuar.
Shkak i sulmit fizik dyshohet një lidhje paralele e blogeres me partnerin e Mariela Berishës.
Çfarë po ndodh me VIP-at shqiptarë? Nga sherri i Noizyt në Pejë tek ‘shpërfytyrimi’ i Klea Prengës…
Dhunuan Klea Prengën, policia sekuestron dy automjetet e motrave Berisha
Pamje të rënda/ Momenti kur motrat Berisha hyjnë në lokal dhe dhunojnë barbarisht Klea Prengën
Sulmi ndaj Klea Prengës/ Antonela dhe Mariela Berisha kaluan pa kontroll në doganën e Morinës
Del EKSPERTIZA/ “Klea Prenga pësoi dëmtime të pariparueshme”/ Asnjë gjurmë nga motrat Berisha