Dhunuan biznesmenin te Delijorgji, shpallen në kërkim dy pronarët e “Stockholm”

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim pronarët e “Stockholm”, bëhet fjalë për shtetasit Ferhat dhe Oltian Kaja të cilët mbrëmjen e djeshme kanë goditur me grushte dhe me sende të forta një biznesmen te ‘Delijorgji’.

Bëhet fjalë për shtetasin Laert Kasaj i cili ka marrë dëmtime të lehta ndërsa u shoqërua në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22: 30 në rrugën e Kavajës.

Sipas policisë po punohet për kapjen e të rinjve si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.