Dhunuan 38-vjeçarin pas i prenë rrugën me makinë në Kamëz, arrestohen dy kushërinjtë
Dy kushërinjtë kapen pas dhunës ndaj 38-vjeçarit në Kamzë: I prenë rrugën dhe e goditën me sende të forta
Policia e Tiranës ka arrestuar dy kushërinjtë, Marjo dhe Ersjon Boja, të cilët janë të akuzuar për dhunën ndaj 38-vjeçarit, Redi Vata. Ngjarja ka ndodhur më 24 mars në Kamzë, ku pas një përplasjeje, dy autorët i prenë rrugën viktimës me makinë dhe më pas e dhunuan me sende të forta.
Për këtë ngjarje, Prokuroria e Tiranës ka vendosur procedimin në gjendje të lirë për dy të dyshuarit. Pas kontrolleve në shtëpinë e Marjo Bojës, u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni, të cilat u sekuestruan nga policia. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë Benz.
Materialet janë dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës.