Dhunonte motrën, arrestohet 50-vjeçari në Pogradec
Dhuna në familje ka dërguar në pranga Aurel Berberin. 50-vjeçari dyshohet se ushtronte dhunë ndaj motrës së tij.
NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. N., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. T., 32 vjeç, S. X., 39 vjeç, K. B., 35 vjeç, dhe G. Sh., 48 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.