Dhunoi vëllanë e mitur dhe të ëmën, arrestohet 20-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 20 -vjeçar pasi dyshohet se ka dhunuar vëllain e tij 17-vjeç dhe të ëmën.

Sipas policisë mamaja e të riut është pajisur me urdhër mbrojtje.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij 17-vjeçar dhe ndaj nënës së tyre, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.’- njofton policia.

Po ashtu është arrestuar edhe një 37-vjeçar i cili ka shkuar në banesën e ish-bashkjetueses, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje.

‘Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit V. P., 37 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.’- njofton policia.

Check Also

Vetëdorëzimi i motrave Berisha dhe skena e dhunës tek Kodra e Diellit, reagon për herë të parë për REPLIKË, KLEA PRENGA: Ishte një traumë që nuk do ta kaloj lehtë. Do kisha dëshirë të…

Teksa motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *