Dhunoi nënën, arrestohet 31-vjeçari në Bulqizë
Një 31-vjeçar u arrestua në Bulqizë, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, dhe i shkaktoi lëndime në trup.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit, për një konflikt që po ndodhte në një familje, menjëherë shkuan në adresën e dhënë.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.