Dhunoi gjyqtarin e sfidës, policia vë nën hetim Koço Kokëdhimën e Apolonisë

Policia e Fierit ka proceduar penalisht presidentin e Apolonisë, Koço Kokëdhima.

Ky i fundit së bashku me zyrtarë të tjerë të Apolonisë kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe kanë arritur deri në prekje kundrejt arbitrit Dorjan Maletaj, në ndeshjen Apolonia 1-0 Gramshi, e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e futbollit për femra.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.“, bëjnë me dije Blutë e Fierit.

Në njoftimin e policisë bie në sy se për personin tjetër të stafit të fierakëve që futet në fushë dhe kërcënon arbitrin nuk ka asnjë masë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)