Dhunoi gjyqtarin e futbollit, dënim shembullor për Koço Kokëdhimën

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima është pezulluar me 1 vit nga aktivitetet sportive.

Ish-deputeti sulmoi gjyqtarin e sfidës në futbollin e vajzave mes fierakeve dhe Gramshit.

Ndërkaq, policia ka depozituar në Prokurorinë kërkesën për ta hetuar pas kësaj ngjarje të rëndë.

NJOFTIMI I FSHF: 

Zyrtari i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.