Dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 56-vjeçari në Lezhë

Një 56-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Lezhës pasi kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas policisë shtetasi K. L., 56 vjeç është kapur në flagrancë pas konstatimit të aktit të dhunës ndërsa bashkëshortja e tij është pajisur me urdhër mbrojtje.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 56 vjeç, banues në Laç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pasjis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftim.