Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin 10-vjeçar, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në fshatin Godolesh, Elbasan, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Një 49-vjeçar është arrestuar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur.

Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit për dhunën në familje, duke neutralizuar situatën dhe duke shmangur përshkallëzimin e saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe tentativë për dhunë ndaj fëmijës së tij 10-vjeçar.

Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.