Dhunohet konflikti në familje në Kutalli të Fierit: 36-vjeçari sulmon dy dajat me sëpatë dhe kapet me kokainë në makinë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kutalli të Fierit, ku një 36-vjeçar ka dhunuar dy dajat e tij dhe ka dëmtuar automjetin e njërit prej tyre me një sëpatë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Dimalit dhe strukturave të DVP Berat, agresori është arrestuar në flagrancë, ndërsa shoku i tij është proceduar penalisht për bashkëpunim.
Njoftimi i policisë
Berat/Ndërhyrja e shpejtë policore parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Kutalli.
I arrestuari kishte 64.3 gramë Kokainë në automjet, me qëllim shitjen.
Procedohet penalisht një 26-vjeçar, për bashkëpunim për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit.
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme