Dhunë në selinë e PS! Koordinatori i Elisa Spiropalit, kandidat për Kavajën, dhunon Kryetarin e PS Shpend Barameta

Ethet e zgjedhjeve të 11 majit duket se kang kapluar Partinë Socialiste. Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e 17 prillit në selinë për zonën Kavajë-Rrogozhinë.

Koordinatori i zonës, me të cilin bashkëpunon dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe njëkohësisht kandidati i PS, Eldin Cepeli, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Vis Gjeçi, kanë ofenduar, kërcënuar dhe goditur me grusht kryetarin aktual të PS për Kavajën, Shpend Barameta.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në prani të disa anëtarëve të strukturës lokale, të cilët mbetën të shokuar nga sjellja agresive e dy të deleguarve nga Tirana.

Sipas dëshmitarëve, përplasja ka nisur pas kundërshtimeve të Barametës për mënyrën sesi po imponohet kandidimi i Çepeli në zonë, pa marrë mendimin e bazës.