Dhunë në familje dhe aksident me makinën e policisë! Arrestohen 2 persona në Durrës
Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit, në ambientet e Komisariatit, ka dëmtuar tavolinën dhe shtetasi Ç. B., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur nga mbrapa automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.