‘Dhuna në parlament’ deputetët Bledion Nallbati dhe Vullnet Sina përfundojnë në SPAK, PS dhe Rithemelimi çojnë dy kallëzime penale

Dhuna dhe kaosi i parlamentit përfundon në SPAK. Si PS ashtu dhe Grupi i Rithemelimit kanë hartuar kallëzime penal. PS padit deputetin Bledion Nallbati për goditje për shkak të detyrës ndaj Vullnet Sinës, nga ana tjetër Rithemelimi me një kallëzim penal të firmosur nga Gazment Bardhi padisin Vullnet Sinën se goditi për shkak të detyrës deputetin e tyre socialist.

Bëhet fjalë për seancën parlamentare të 30 tetorit 2023. Gjatë skenarit për dhunë e kaos të Rithemelimit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij. Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.

“Aty janë videot e se u kam pritur me dorë grushtin. Ai ka goditur por unë  e kam pritur me dorë” tha Sina sot në një prononcim për median

Kallëzimi penal i PS-së për në SPAK ndaj deputetit mbështetës të Sali Berishës mban datën 31 tetor ndërsa nga postimi në facebook të kreut të grupit Parlamentar Bledi Çuçi mësohet se ai e ka firmosur sot për në Prokurorinë e Posaçme.

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament” shkruhet në një postim në facebook kreu i Grupit parlamentar të PS-së.

Në kallëzim shkruhet se provohen qartë se 4 elementët përbërës të veprës penale “Goditjes për shkak të detyrës” janë plotësuar në mënyre kumulative, për këro arsye, ka të dhëna të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale ndaj Bledjon Nallbati për shkak të konsumimit të veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal prandaj kërkojnë

“Fillimin e ndjekjes penale ndaj Z. Bledjon Nallbati, për shkak të konsumimit të elementëve të veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 paragrafi 5, i Kodit Penal”

Më vonë u mësua se edhe Rithemelimi po më 31 tetori kishte hartuar kallëzim Penal ndaj Vullnet Sinës duke e akuzuar po për “Goditje për shkak të detyrës”

 

Kallëzimi penal Bledion Nallbatin

Kallëzimi penal Bledion Nallbatin