Dhuna në Oborrin Mbretëror, Prokuroria del në përfundime, ja nga doli videoja
Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor, pas publikimit videos së bujshme në Oborrin Mbretëror, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia shiheshin teksa sulmonin fizikisht njëri-tjetrin.
Më herët Princ Leka hodhi dyshime se kjo video është nxjerrë nga struktura e Policisë, apo dhe vet nga Prokuroria. Mirëpo, këto pretendime të Princit janë hedhur poshtë pasi organi i akuzës ka dalë në konkluzion se kjo video ka dalë nga vetë Princi, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik.
Ky fakt është vërë me dije nga Top Channel, të cilët më tej raportojnë se celulari i është kërkuar nga Prokuroria Princit, mirëpo ky i fundit nuk e kishte dorëzuar duke deklaruar se e kishte thyer nga stresi.
Nga verifikimet rezulton se kjo video video i është dërguar mikeshës së tij me të cilën dyshohet se është në lidhje, Blerta Celibashi. Kjo e fundit pasi ka marrë videon, pamjet i dërguar në kancelari për t’i kaluar në usb. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blertës, ajo ka deklaruar se e ka futur në lavatriçe.
Është bërë verifikimi në kancelari, por punonjësja që ka asistuar Blertën ka thënë që është fshirë dhe nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë. Në këto kushte janë pushuar hetimet, por Prokuroria bën përgjegjës Princ Lekën sepse pamjet e shpërndara në media janë më të gjata se ato që ka prokuroria.