Dhuna ndaj ish-bashkëshortes dërgon në pranga 37-vjeçarin në Kolonjë

Dhuna në familja ka dërguar në prangat e policisë një 37-vjeçar në Kolonjë.

Lorenc Jano u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë nga ish-bashkëshortes së tij.

Ndërkaq, procedim penal ka nisur ndaj G.L., 34-vjeçar për posedim lënde narkotike, K. L., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me gushte një shtetas dhe D. D., banues në Korçë, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, pasi dyshohet se dy qentë që ai mbante kanë kafshuar një 42-vjeçar

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin L. J., 37 vjeç, banues në Helmës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin G. Z., 34 vjeç, banues në Miras, Devoll, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

  1. L., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me gushte një shtetas, për motive të dobëta;
  2. D., banues në Korçë, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, pasi dyshohet se dy qentë që ai mbante kanë kafshuar një 42-vjeçar.