Dhuna ndaj gjyqtarit të futbollit, Disiplina pezullon me dy vite presidentin e klubit shqiptar

Dhuna e shkaktuar ndaj gjyqtarit të sfidës Gramshi-Valbona ka sjellë pasoja te klubi gramshiot.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Disiplinës, u mor vendimi që presidenti i skuadrës, Andrit Bici të pezullohet me dy vite nga të gjithë aktivitetet e FSHF.

“Zyrtari i Gramshit për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 48/2 dhe 55/1 të KDS dënohet me përjashtim nga veprimtaritë futbollistike, si dhe mos lejim të hyrjes së tij në stadiume” thuhet në vendimin e Disiplinës.

Gjithashtu, Gramshi humbet duelin me skuadrën e Valbonës në tavolinë me shifrat 3-0 dhe do luajë pa tifozë duelet e mbetura në Kategorinë e Dytë.