Dhuna ndaj gjyqtarit Kridens Meta, Disiplina masakron Tiranën, pezullime dhe gjoba të lojtarëve bardheblu
Dhuna ndaj gjyqtarit Kridens Meta pas përfundimit të sfidës me Bylisin ka sjellë pasoja të rënda tek Tirana.
Shtatë futbollistë të bardhebluve janë pezulluar për periudha të ndryshme kohore, si iniciatorë dhe nxitës së dhunës. Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të mbyll dyert e stadiumeve ku luan Tirana për një periudhë tre mujore pa prezencën e tifozëve.
Dënimi më i rëndë ka qënë për Besir Isenin, i cili pezullohet për 2 vite nga aktiviteti sportiv, ndjekur më pas nga portieri Visar Bekaj i dënuar me 12 muaj pezullim dhe gjobë njëqind mijë lekë.
Gjashtë ndeshje pezullim për mesfushorin, Albano Aleksi, Aldi Gjumsi, Bruno Lulaj. Dorë më e lehtë për Florent Hasanin, i pezulluar për katër ndeshje, ndërsa dënime kanë marrë edhe zyrtarët e klubit bardheblu, Arzen Vocaj me 8 ndeshje, ashtu siç edhe Kostandinos Jani dhe Marvi Kastrati.
Vendimet e Disiplinës:
Çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis.
Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.
- Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
- Lapraka Sport U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë U-15, Play off kundër AK Selaci U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.