Dhuna ndaj familjes Caca/ Arrestohet Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja

Arrestohet Ariel Rrajën, nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

24-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht babanë e të riut, Flamur Rraja, 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit.

Ariel Rraja ndodhej nën masë sigurie pasi mori pjesë në konfliktin me familjen Caca në Fushë-Krujë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet faza e katërt e operacionit të koduar “Catch”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.