Dhuna barbare/ Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë, autorët ende në arrati

Tashmë kanë kaluar 48 orë që nga momenti që avokati Sokol Mëngjesi u shtrua në spital, pas dhunës në zonën e ish-Bllokut, gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e njëjtë.

Ai është i shtruar në spital dhe vijon të jetë në kujdesin intensiv nga stafi mjekësor në Reanimacion, në gjendjen të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë vijojnë ende kërkimet dhe kontrollet për kapjen e tre autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, por ende pa rezultat.

Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë.