Dhjetë viktima në Graz, Presidenti austriak: Ky tmerr nuk mund të përshkruhet me fjalë!
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ka cilësuar ngjarjen e sotme si diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë.
“Ajo që ndodhi sot në një shkollë në Graz godet zemrën e vendit tonë. Këta ishin të rinj që kishin gjithë jetën përpara. Një mësues që i shoqëroi në udhëtimin e tyre” tha Der Bellen.
Ai tha se Austria ishte në zi.
Reagimi i tij vjen pas të shtënave masive më të këqija në historinë e Austrisë, që kanë ndodhur të martën në qytetin Graz. Një autor, me sa duket një ish-nxënës, thuhet se ka hapur zjarr në dy klasa në BORG Dreierschützengasse.
Si pasojë, aktualisht, raportohet për dhjetë persona të vdekur dhe një numër dyshifror i të plagosurve rëndë. Sipas raportimeve, ndërtesa u kontrollua me imtësi ndërsa autori i dyshuar thuhet se u gjet i vdekur në njërën nga tualetet.