Dhimbjet koke te Barcelona, ylli i skuadrës humbet ‘El Classico’ me Real Madrid
Shtohen dhimbjet e kokës për trajnerin Xavi.
Barcelona do të vuajë mungesën e mesfushorit Pedri në duelin vendimtar sezonal ndaj Real Madrid. 20-vjeçari ka rënduar problemet në kofshën e tij, duke rrezikuar kështu prezencën në “El Classicon” e së dielës.
Pedri ka munguar në 6 ndeshjet e fundit të Barcelonës në të gjithë garat, gjithsesi koha e qëndrimit jashtë fushave pritet të zgjatet.
Një goditje e fortë për trajnerin Xavi, por që nuk pritet të ndikojë në skemën e spanjollit. Barcelona do të luajë ndaj madrilenëve me treshen Gavi, Frenkie de Jong dhe Sergio Busquets. Por Pedri nuk është e vetmja mungesë në këtë 90 minutësh. Ousmane Dembele po përballet me një dëmtim të rëndë. Francezi ka humbur 11 ndeshje për shkak të probleme fizike.