“Dhe kur fle gënjen”/ Ilir Meta thumbon Lulzim Bashën: Është një njeri i braktisur, ka lënë shqiptarët pa opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dha një deklaratë për mediat nga qyteti i Fierit. Meta konfirmon se gruaja e tij Monika Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e Partisë së Lirisë.

Ndërkohë sipas Metës PL do vazhdojë të jetë në mbrojtje të komunitetit dhe se Fieri do të jetë prioritet. Kur u pyet për Lulzim Bashën ai u shpreh se nuk ja vlente të fliste për të pasi ai edhe kur fle gënjën.

Pjesë nga deklarata:

Ilir Meta: Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e PL. Gjithçka që flitet janë diversione që i hap Rama. PL do jetë e jashtëzakonshme në mbrojtje të komunitetit. Fieri do jetë prioritet kryesor i yni.

Nuk besoj se ia vlen të flitet për Bashën, pasi është një njeri i braktisur, që ka lënë shqiptarët pa opozitë për shërbimet që i ka bërë këtij regjimi. Lulzim Basha dhe kur fle gënjen.