Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar me një deklaratë për mediat dënimin disiplinor të Ilir Metës me 10 ditë ndalim të çdo aktiviteti sportiv në ambientet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit. Sipas Blushit, kjo masë është marrë pasi Meta dha një intervistë televizive live.
“Rasti më qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV ‘Jordan Misja’ dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, thekson sekretari i PL-së.
Blushi e quan këtë një përpjekje “qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.” Intervista ndodhi gjatë edicionit të lajmeve në Oraneës, ku Meta tha se gëzonte shëndet të plotë, foli për kushtet e burgut dhe një bisedë që kishte pasur me Edmond Panaritin
Regjistrohu në buletinin tonë informativ